Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

17/10/2514:14

Shperndaje:

Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

 

Një aksident rrugor u regjistrua pas mesnate në rrugën “Lefter Talo”, pranë një hoteli në qendër të qytetit. Automjeti tip Chevrolet, me targa greke, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike, përpara se të përmbysej në mes të rrugës.

 

 

 

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas burimeve, shërbimet e qarkullimit rrugor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit, një 18-vjeçar.

 

Fillimisht, testi i alkoolit rezultoi 0.58 mg/l, ndërsa matja e dytë konfirmoi një nivel edhe më të lartë, 0.62 mg/l. Në këto rrethana, i riu u shoqërua dhe më pas u arrestua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.