Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit

23/12/2520:30

Shperndaje:

Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në segmentin Vrion – Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi SH. XH, rreth 65 vjeç. Pas njoftimit të ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet të kryhet edhe alkooltesti ndaj drejtuesit të mjetit, si pjesë e procedurave standarde hetimore.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.