Aksident i rëndë pranë tunelit të Skërficës, përmbyset një maune

31/12/2516:33

Shperndaje:

Aksident i rëndë pranë tunelit të Skërficës, përmbyset një maune. Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Kardhiq–Delvinë.

 

Një mjet i rëndë (maune) është përmbysur në rrugë. Drejtuesi i mjetit ka reaguar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin përpara tij, por përfundimisht kamioni është përmbysur dhe shoferi ka mbetur i bllokuar në kabinë.

 

Aksident i rëndë pranë tunelit të Skërficës, përmbyset një maune

 

Fatmirësisht, drejtues të tjerë mjetesh dhe qytetarë që ndodheshin në zonë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur një prej qytetarëve godet xhamin e kabinës deri në thyerjen e tij, duke bërë të mundur nxjerrjen e shoferit.

 

Drejtuesi i maunes ka arritur të dalë pa lëndime, megjithëse i tronditur nga ngjarja. Qytetarët i kanë dhënë ujë dhe janë përpjekur ta mbajnë pranë deri në stabilizimin e gjendjes së tij.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë
Braçe: Karteli i naftës kërcënon sigurinë kombëtare, duhet shembur modeli i këtij tregu
Halo Group Industrial kërkon punëtorë të motivuar dhe seriozë
Shiten pajisje profesionale kuzhine në Sarandë për arsye rinovimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.