Adriatik Lapaj: Me paketën e maleve, ata që morën plazhet, do të marrin edhe malet

Adriatik Lapaj në ditën e 47-të të protestës: “Me paketën e maleve, ata që morën plazhet do të marrin edhe malet. Dilni në protestë”

 

Në ditën e 47-të të protestës, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar se pas bregdetit, synimi i radhës janë edhe pasuritë natyrore malore të vendit. “Me paketën e maleve, ata që kanë marrë plazhet do të marrin edhe malet,” u shpreh Lapaj, duke e cilësuar këtë proces si një grabitje të hapur të territorit dhe pasurive publike.

 

 

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të bashkohen në protestë:
“Dilni në protestë. Nëse mendoni se gjërat do të ndryshojnë vetë apo se do të vijë dikush nga jashtë për t’i rregulluar, kjo nuk do të ndodhë,” theksoi ai.

 

Lapaj solli edhe një referencë personale dhe historike për të theksuar peshën morale të kundërshtimit të tij:
“Stërgjyshi im ka rënë dëshmor në mbrojtjen e territoreve shqiptare në vitin 1914, dhe sot vijnë hajdutët e Edi Ramës për t’i grabitur,” deklaroi ai, duke e lidhur protestën me mbrojtjen e sovranitetit dhe trashëgimisë kombëtare.

 

Ai paralajmëroi se pasojat e qeverisjes, sipas tij, do të prekin çdo qytetar, edhe ata që aktualisht nuk ndihen të prekur:

“Nëse mendoni se e keqja nuk ka ardhur te ju, ajo do t’ju vijë patjetër – kur të shkoni në spital, kur t’ju dhunojnë fëmijët këta banditë apo në çdo formë tjetër,” tha Lapaj, duke e cilësuar situatën si emergjente për shoqërinë shqiptare.

 

Protesta, që tashmë ka hyrë në javën e shtatë, po artikulohet gjithnjë e më shumë si një lëvizje kundër korrupsionit, privatizimit të pasurive publike dhe politikave qeveritare, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojnë qytetarët ndaj thirrjeve për mobilizim.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.