7 MILIONË EURO INVESTIM, POR SHATËRVANI NUK KA FUNKSIONUAR ASNJË DITË

18/05/2510:44

Shperndaje:

7 milionë euro investim, por shatërvani nuk ka funksionuar asnjë ditë

 

Ky është shatërvani në parkun “Miqësia” në zemrën e qytetit tonë. I ndërtuar si pjesë e investimit për “Rivitalizimin e Qendrës së Sarandës”, me një kosto totale që kap vlerën e 7 milionë eurove, ai duhej të ishte një simbol i freskisë dhe gjallërisë.

 

7 milionë euro investim, por shatërvani nuk ka funksionuar asnjë ditë

 

Por realiteti është ndryshe.

 

Shatërvani nuk ka nxjerrë asnjëherë ujë. Pavarësisht se punimet kanë përfunduar prej disa muajsh, ai vijon të qëndrojë i fikur, bosh dhe pa jetë. Asnjë pikë uji, asnjë dritë, asnjë gjurmë funksionimi – vetëm heshtje. Heshtje teknike? Heshtje institucionale? Askush nuk di të thotë me siguri.

 

Ashtu siç hesht edhe bashkia. Deri më sot nuk ka asnjë përgjigje përse ky shatërvan nuk është vënë në funksion. Një investim i tillë, në një qytet që ka aq shumë nevoja reale, nuk mund të lihet në harresë pa llogaridhënie.

 

A është ky shatërvan një tjetër monument i keqmenaxhimit?

 

Saranda meriton më shumë. Qytetarët kanë të drejtë të pyesin dhe të marrin përgjigje. Ndërsa shatërvani – ndonëse pa ujë – vazhdon të qëndrojë aty, si një ironi betoni dhe mozaikësh mbi premtimet e pambajtura.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.