31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia

14/03/2619:30

Shperndaje:

31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Shelegar, pranë Sarandës. Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 17:30 shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

 

31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër

 

Po sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është bërë i mundur të kapet në një kohë të shkurtër pas ngjarjes.

 

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.