
285 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, në Sarandë 7 raste
.
Është ulur ndjeshëm kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 285 qytetarë, nga 493 që ishin një ditë më parë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Sarandë, Lezhë, Lushnje, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
