24-vjeçarja kallëzon dy burra për ngacmim dhe marrëdhënie s3ksuale pa dëshirë, gjatë pushimeve

09/06/2512:24

Shperndaje:

Një vajzë 24-vjeçare kallëzon dy burra për ngacmim dhe marrëdhënie seksuale pa dëshirë, gjatë pushimeve në Borsh 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku një vajzë 24-vjeçare ka depozituar dy kallëzime të ndryshme penale ndaj dy shtetasve, duke ngritur akuza për vepra të ndryshme të karakterit seksual. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për dy persona:

 

PLAZHI I BORSHIT - Saranda Web

 

E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, i kallëzuar nga vajza se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë kohës që ndodheshin me pushime në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, i kallëzuar nga e njëjta vajzë për ngacmim seksual, gjithashtu gjatë qëndrimit të saj në plazh.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve verore dhe është bërë publike pas depozitimit të kallëzimeve në organet përkatëse. Policia ka konfirmuar se po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht pretendimet e kallëzueses.

Rasti ka ngjallur vëmendje, duke ngritur pyetje mbi sigurinë e pushuesve dhe raportimin e rasteve të ngjashme, në prag të nisjes së sezonit turistik.

 

Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet në këtë dosje që tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë së Vlorës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.