2025 me rregulla të reja: hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ Booking dhe Airbnb

Sezoni turistik i vitit të ardhshëm do të zhvillohet me rregulla të reja, me fokus goditjen e informalitetit, pasi strukturat akomoduese nuk deklarojnë xhiron reale e numrin e pushuesve. Qeveria do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit, ndërsa për të luftuar evazionin, Tatimet do shkëmbejnë informacion me Booking e AirBnB, që ti ballafaqojnë me deklarimet e bizneseve.

 

Sezoni i ardhshëm turistik do të zhvillohet me rregulla të reja, më strikte, me qëllim goditjen e informalitetit.  Për shkak se edhe në kulmin e sezonit turistik strukturat akomoduese deklarojnë shfrytëzim të kapaciteteve deri në 60%, ndërkohë që në realitet janë të rezervuara 100%, Këshilli i Ministrave do të caktojë se sa do të jetë niveli minimal i kapacitetit të shfrytëzimit për një periudhë të caktuar. Pra një hotel që ka 100 dhoma, Këshilli i Ministrave do t’i vendosë një limit nën të cilin nuk mund të deklarojnë shfrytëzim

Kjo vendimmarrje që do të zbatohet prej vitit që vjen, ka si synim rritjen e të ardhurave në buxhet dhe të ulet nëndeklarimi nga bizneset për numrin e turistëve që akomodojnë dhe për xhiron e tyre. Në këtë mënyrë thotë Ministria e Financave në strategjinë afatmesme të të ardhurave rriten të ardhurat nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin që paguajnë njësitë akomoduese si dhe tatimi mbi të ardhurat personale nga qiradhënia afatshkurtër të individëve.

 

Pas caktimit të referencave të shfrytëzimit nga qeverisa, do të jetë Administrata Tatimore që do të nisë verifikimin për zbatimin e këtyre koeficienteve të shfrytëzimi, me qëllim llogaritjen e detyrimeve tatimore. Po ashtu për të luftuar informalitetin, institucionet vendase do të shkëmbejnë informacion edhe me platformat ndërkombëtare, Booking apo AirBNB mbi prenotimet që bëhet në këto platforma, për të kryqëzuar të dhënat mbi numrin real të prenotimeve me ato që deklarojnë strukturat.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.