Zgjidhet çështja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”, SPAK urdhëron fillimin e punimeve
.
Pas një vit procesesh, ankimesh dhe hetimesh është zgjidhur çështja e nisjes së punimeve për të ndërtuar tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur që të jetë kompania ‘Gjoka Konstruksion’ ajo që do të ndërtojë veprën, kundrejt një vlere prej 14.5 milionë Euro.
Ankesa e shoqërisë Gjoka është depozituar për herë të dytë që në Shtator të vitit të shkuar, por Komisioni vendosi shqyrtimin e saj përpara dy javësh, vetëm pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se ky proces nuk bie ndesh me hetimin e nisur ndaj kësaj kompanie dhe ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qatos.
‘Gjoka Konstruksion’ kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Sonila Qaton për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në tenderin e Kardhiq-Delvinës, ku kompania kishte dhënë ofertën më të ulët, por ARRSH shpalli fituese firmën që dha vlerën më të lartë mes 6 ofertuesve, konsorciumin “Ircop dhe Vega”, me një ofertë 4.2 milionë Euro më të lartë.
Pavarësisht se Komisioni i Prokurimit Publik mori vendim më pas që fituese të jetë kompania Gjoka, Autoriteti Rrugor nuk e zbatoi vendimin, dhe shpalli sërish fituese kompaninë me ofertën më të lartë.
ARRSH depozitoi më pas padi për deklarim të rremë të dokumentacionit në tender ndaj kompanisë Gjoka, duke thënë se firma u skualifikua sepse nuk përmbushte kushtet për t’u kualifikuar në garë për këtë vepër.
Së fundi SPAK ka lejuar Komisionin e Prokurimit Publik që të shprehej mbi çështjen e njohur teknikisht si loti 7 i Kardhiq – Delvinës, tuneli lidh dy segmente të kësaj rruge me njëra-tjetrën në mënyrë që aksi të jetë funksional. Aktualisht po vijohet me punimet në lotet e tjera.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
21/07/2017:49
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
21/07/2017:49
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
21/07/2017:49
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
21/07/2017:49
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
21/07/2017:49
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
21/07/2017:49
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
21/07/2017:49
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
21/07/2017:49
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
21/07/2017:49
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
21/07/2017:49
Rezervime
Apartament per pushime ne Sarande
21/07/2017:49
Apartament 1+1 – City Glow
21/07/2017:49
River & Sea Side Apartament
21/07/2017:49
The City View Penthouse
21/07/2017:49
Dhomë çift për pushime
21/07/2017:49
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
21/07/2017:49
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
21/07/2017:49
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
21/07/2017:49
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
21/07/2017:49
Suvenire nga Saranda – Shegë
21/07/2017:49