Vrasja në Gjirokastër/ Identifikohet 57-vjeçari, autori zbuloi veten përmes një telefonate

05/08/2017:26

Shperndaje:


Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë, pasi është goditur me sende të forta nga një person. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraci, banues në Gjirokastër është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta dhe me shenja të goditurash në trup. Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.

Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Janë ngritur dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autorit, i cili është arratisur pasi ka lënë të vdekur 57-vjeçarin pasi e goditi me sende të forta. Ai mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.

Detaje të reja/ Viktima ka qenë duke udhëtuar me autorin, është goditur pas një konflikti të çastit
Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.