SHARE

VIDEO – Policia sekuestron 4 kg e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia arreston në flagrancë dy vëllezër, posedues të lëndës narkotike.
Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëvë narkotike, strukturat e policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë kanë vazhduar kontrollet në disa zona të territorit të Delvinës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e 2 vëllezërve shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u përket dy vëllezërve.
Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre.

loading...
loading...