Kumbaro në Athinë: ja projektet e Shqipërisë për përmirësimin e cilësisë së ujërave – VIDEO

18/04/2420:22

Shperndaje:

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është ftuar në konferencën ndërkombëtare dyditore “Oqeani ynë” e cila po mbahet në Athinë, ku ka prezantuar modelin e Shqipërisë mbështetur tek zhvillimi i qëndrueshëm. Ministrja Kumbaro ishte folëse në panelin kushtuar turizmit të qëndrueshëm dhe ekonomisë blu, së bashku me homologen greke Olga Kefalogianni dhe ministra e sipërmarrës të industrisë së Turizmit.

Kumbaro u shpreh se Shqipëria është një vend që nuk ndot në nivel global dhe ka energji 100% të rinovueshme, teksa po ndërton një model të turizmit të qendrueshëm. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u ndal te modeli i i lumit Vjosa i mbrojtur si Park Kombëtar, ku tashmë do të nisë edhe projekti për pastrimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur që derdhen në të.

“Lumi Vjosa, i cili nis këtu në Greqi, nga malet e Pindit, nuk është vetëm një Park Kombëtar, por një simbol i rëndësishëm, sepse Shqipëria si vend i vogël, që nuk ndot askënd, mund të krijojë modele dhe simbole. Për vendet e vogla koncepti i qëndrueshmërisë, nuk është një luks, por mënyrë jetese. Dhe sfida është: Si të mbrojmë bashkëjetesës mes natyrës, biodiversitetit dhe njerëzve? Dhe në Shqipëri, me 21.5 % të sipërfaqes së zonave të mbrojtura, njerëzit janë pjesë e ekosistemeve, prandaj ekoturizmi dhe turizmi i natyrës nuk janë thjesht mënyrë për të krijuar të ardhura, për të zhvilluar ekonomi por për t’u dhënë njerëzve që jetojnë aty prej shekujsh një mundësi për të jetuar e për të mos e braktisur atë vend. Kjo është Shqipëria me 2.8 milionë banorë që priti më shumë se 10 milionë turistë të huaj në vitin 2023 duke promovuar zonat e Mbrojtura, biodiverstietin, duke e shpërndarë turizmin në gjithë vendin. Ne nuk konkurrojmë askënd, por ndajmë të njëjtën hartë turistike ku qëndrueshmëria do të jetë flamuri ynë i përbashkët”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ajo tha se Shqipëria e ka në fokus mbrojtjen e cilësisë së ujërave, jo vetëm me projektin e trajtimit të ujërave të ndotura që derdhen në Vjosë nga 8 bashki, por edhe me të gjitha masat që të gjitha strukturat buzë detit duhet të zbatojnë për të rritur cilësinë e ujërave larës, te projekti “EU4Rivers” me Bashkimin Europian dhe iniciativat ligjore që reduktojnë plastikën njëpërdorimshe, siç ishte rasti i ndalimit të qeseve plastike njëpërdorimshe dhe së shpejti miratimi i ligjit për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.

Konferenca “Oqeani ynë” ka mbledhur bashkë ministra dhe politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota, ndërsa i ftuari i nderit ishte ish-sekretari amerikan i Shtetit John Kerry që përshëndeti eventin duke folur mbi planet e përbashkëta për menaxhimin efektiv dhe zonat e mbrojtura ujore.

Edicioni i nëntë i kësaj konference që po zhvillohet në Athinë ka për qëllim evidentimin e rolit kryesor që ka Mesdheu në formësimin e dialogut për ruajtjen e oqeanit. Me pjesëmarrjen e shteteve dhe aktorëve joqeveritare, kjo ngjarje synon ndërmarrjen e angazhimeve konkrete për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e oqeanit, që derivojnë nga fushat problematike të diskutuara gjatë konferencës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Zero Zero kërkon të punësojë Pjatalarëse dhe Sanitare
Taverna Marin Grill & ushqim tradicional në Sarandë kërkon Kuzhiniere
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.