Ura e Çinës, Kalasë – Delvinë

05/12/1618:57

Shperndaje:

Ura e Çinës, Kalasë – Delvinë

Ura e Çinës, Kalasë - Delvinë
Ura e Çinës, Kalasë – Delvinë


Ura e Çinës, Kalasë ndodhet në rrugën mesjetare Delvinë – Bregdet. Ndodhet në lumin Kalasë, ndërmjet fshatrave Kalasë dhe Tatzat. Kalldrëmi i së cilës ruhet akoma mirë.  Është ndërtuar rrëzë vargmalit dhe është ndërtuar me gurë të mëdhenj, të vendosur pa rregullsi e të plotësuar me gurë të vegjël.
Sipas gojëdhënës, Ura e Çinës është ndërtuar për nder të një gruaje. Ka vetëm një hark në formë segmenti rrethor me mbështetje të pjerrëta, duke pasur 2.5 m. Lartësi mbi nivelin e ujit.


Trashësia e qemerit të harkut ndryshon nga mbështetjet në kyç nga 0.47 m deri në 0.53 m. Aty ku harku merr formën e shigjetave.
Harku me hapësirë drite 7.6 m është ndërtuar me një qemer që konturohet sipër me një hark dekorativ ballor 0.20 m. Ura ngrihet me kurriz në kyçin e harkut. Kalldrëmi i saj është ndërtuar me gurë kavoje gëlqerorë të vënë pa rregull.  E ndërprerë çdo 0.80 – 0.90 m me breza tërthore në formë shkallësh.
Gjerësia e urës është 2 metër. Kalldrëmi i saj ka pasur nga të dyja anët një parapet guri me 0.40 më lartësi të realizuar me kolona guri.

VIDEO së shpejti…https://www.youtube.com/@SarandaWeb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”
ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.