Të majtë & të djathtë nisen bashkë për “pushime” luksi në Kroaci

24/04/1715:43

Shperndaje:


Prill 2017 – Opatia Kroaci
pushime ne kroaciDhjetor 2015 – Opatia, Kroacibashkia sarandePrej shumë vitesh është bërë traditë që zyrtarë të Bashkisë Sarandë, por edhe të Këshillit Bashkiak të Sarandës, të nisen për udhëtime turistike luksoze, sigurisht me paratë e taksapaguesve sarandiotë.

Këto udhëtime për ta quhen vizita pune.
Një nga këto destinacione të preferuara të zyrtarëve të Bashkisë Sarandë është edhe Opatia në Kroaci. Zyrtarët venë e vijnë nga Kroacia dhe gjithmonë thonë se nënshkruam një marëveshje bashkëpunimi.
Sigurisht që miqtë nga Kroacia kthejnë vizitën e tyre turistike, edhe në këtë rast përsëri thuhet se u nënshkrua një marëveshje bashkëpunimi, por pa specifikuar asnjëherë se për cfarë bashkëpunimi bëhet fjalë.
Historive të  bashkëpunimeve të tilla dhe binjakëzime me bashki të tjera nëpër  botë u ka dalë boja dhe cdo qytetar sarandiot është i vetëdijshëm se këto janë forma ku paratë e taksave të tyre bëhen rrush e kumbulla, sigurisht edhe me prezencën e opozitës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.