Tatzati, e shkuara e lavdishme dhe e ardhmja e zymtë

18/12/1822:04

Shperndaje:

Tatzati, e shkuara e lavdishme dhe e ardhmja e zymtë

Dikur fshat me emër, por sot është i harruar.  Dita ditës ky fshat po braktiset, pasi mungesa e infrastrukturës e bënë të pamundur jetesën në të. Në Tatzat mungon gjithçka, nuk ka qendër shëndetësore, nuk ka rrugë, ndërsa dritat në kohë me reshje ndërpriten rregullisht.

Tatzati është një fshat i vogël në Bashkinë Delvinë, i cili shtrihet në majën e një kodre, ku prej shekujsh ka qenë rrugëkalim që lidhte zonën e Delvinës me Kurveleshin. Nga shtëpitë e vjetra që ende mbahen në këmbë duket se banorët e këtushëm kanë qenë të kamurë dhe me kulturë evropiane, e që përcollën edhe në ndërtimet e shtëpive, të cilat kanë një arkitekturë italiane.  Dikur ky fshat  numëronte dhjetra të rinj të arsimuar në universitet italiane, ndërsa sot nuk plotësohet numri i fëmijëve as për një klasë, pasi largësia dhe kushtet e rrugës kanë bërë që kjo zonë të boshatiset.

Tatzati ka patur energji elektrike që prej viteve 1950, falë një hidrocentrali të ndërtuar nga banorët në lumin e Kalasës, ndërsa sot banorët e mbetur përballen me ndërprerje të energjisë sa herë ka mot të keq, kjo për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes .

Banorët përballen edhe me mungesën e shërbimit mjeksor, pasi në fshat nuk ka ambulance. Në rast të ndonjë urgjence mjeksore, ata duhet të shkojnë në Sarandë duke paguar ndonjë nga automjetet e pakta që kanë banorët e fshatit.

Aktualisht në Tatzat jetojnë rreth 70 banorë. Problemet nuk kanë të mbaruar, që nga rruga, infrastruktura, energjia elektrike etj. Edhe mirëmbajtjen e rrugës e bëjmë vullnetarisht banorët.  

Tatzati ndër shekuj i ka rezistuar zdukjes nga lufta e disa perandorive, djegies në 1914 nga grekët, luftës së ashpër të klasave gjatë komunizmit. Por duket se në demokraci nuk do t`i mbijetojë braktisjes vullnetare për shkak të mungesës së kushteve më elementare për jetesë. 

Tatzati, e shkuara e lavdishme dhe e ardhmja e zymtë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.