Sarandiotëve nuk iu pëlqejnë pllakat e përzgjedhura për shtrimin e Bulevardit


Pas publikimit në Saranda Web të një segmenti në Bulevard të shtruar me pllaka, qytetarët kanë reaguar me një lumë komentesh, në shumicën e të cilave shprehet irritimi i tyre për pllakat e përgjedhura për shtrimin e Bulevardit.
Qytetarët shprehen se këto pllaka nuk i shkojnë relievit, karakteristikave dhe traditës së Sarandës dhe se ngjyra e tyre e bardhë nuk është e përshtatshme.

Gjatë prezantimit të projektit të rikonstruksionit të Bulevardit, nga ana e studios projektuese u premtua se për shtrimin e Bulevardit do të përzgjidheshin pllaka guri nga zona e Sarandës, por deri tani nuk dihet se nga cila zonë vijnë pllakat të cilat janë shtruar ditën e sotme në Bulevard.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1435491239955857/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.