Sarandë: Humb 5 milionë në baste, i riu sajon vjedhje dhe maska

11/11/1613:17

Shperndaje:


Sarandë: Humb 5 milionë në baste, i riu sajon vjedhje dhe maska. Një i ri nga Saranda, pasi ka humbur 5 mionë lekë në një nga pikat e basteve sportive të qytetit, për të justifikuar humbjen e parave ka sajuar një vjedhje nga persona me maska. Sipas policisë, i riu i kishte marrë paratë në një dyqan me anë të mashtrimit, por pa dhënë detaje të tjera. Më pas ai ka shkuar në polici dhe ka denoncuar se 2 persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë grabitur shumën prej 500.000 lekë të reja. Policia e ka arrestuar të riun me akuzat e “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”. Sipas policisë, Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.11.2016, në një lokal në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur me anë të mashtrimit një sasi parash prej rreth 500.000 lekë.
Para të cilat dyshohet se i ka humbur në një lloto-sporti, por ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, duke thënë se i kishin dalë përpara dy persona të maskuar me kapuç dhe i kishin grabitur parat (500.000 lekë-t e vjedhura).

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.