Provokimi, ngrihet flamuri grek në Kalanë e Himarës, nëpër rrugët e jugut shkruhet “VorioEpir”

03/12/1614:33

Shperndaje:


Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë” një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim. Flamuri është ngritur mëngjesin e sotëm në hyrje të kalasë, pikërisht në pjesën më të dukshme të saj për vizitorët e turistët.
Ndërkohë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm, janë shkruar me sprajt parrulla për “Vorio-Epirin”.
Matanë kufirit pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq. Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar Flamurin tonë Kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.
flamuri-grek

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.