Presidenti Meta publikon mesazhin e qytetarit nga Saranda pas dekorimit të Vasil Laçit
Në një postim në facebook, Presidenti Meta shkruan se shumë mesazhe dhe letra falenderimi kam marrë këto ditë nga të gjitha trevat shqiptare për vlerësimin e Heroit të Popullit, Vasil Laçi me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.
Ndër to veçoj letrën e ndjerë që mora nga Aristotel Spiro Mëhilli nga Saranda, profesor i matematikës, sot në pension, i cili ndër të tjera më përshëndeste edhe me një baladë plot me emocione të thella njerëzore dhe atdhetare, të shkruar prej tij qysh në vitin 1980 për Heroin e Popullit, Vasil Laçi, disa pjesë të së cilës po i ndaj me të gjithë ju.
🇦🇱 VASIL LAÇIT 🇦🇱
Linde buzë detit,
Me dallgë e shqetësime,
Krenar përball tyre,
Malet kryetrime.
Nëna ty të rriti,
Me zemër shqiptari,
Verës me erë deti,
Dimrit me erë mali.
Deti të dha zemrën,
Populli dashurinë,
Urrejta – koburen,
Mali, trimërinë!
Në fishek ti fute,
Si plumb e barut,
Urrejtjen e popullit,
Urrejtjen pa fund.
Zemrën dot s’ta thyen,
Torturat fashiste,
Dhe përmbi trekëmbësh,
Më i larti ishe.
Në qiellin e Atdheut,
Mbushur yje lirie,
Ti jeton e ndriçon,
Në këngë trimërie.
Lirisë ti ja fale,
Gjithë dashuritë,
Ndaj ti nuk vdiqe,
Por jeton përditë.
Kurorë e përhershme,
Përmbi lapidar,
Një ulli tund degët,
Dimër e behar.
Piqeras, 1980.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Ekonomist/e dhe Infermier/e
28/05/2013:15
Illyrian Boutique Hotel në qendër të Sarandës kërkon të punësojë:
28/05/2013:15
Agjenci Imobiliare në Sarandë kërkon Agjent me eksperiencë
28/05/2013:15
Baza e Limionit/ SPAK merr në pyetje ish-zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë
28/05/2013:15
Ultimatumi i Mirela Kumbaros: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe
28/05/2013:15
Kumbaro në Athinë: ja projektet e Shqipërisë për përmirësimin e cilësisë së ujërave – VIDEO
28/05/2013:15
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL IL CONTE DI MONTE CRISTO NË SARANDË
28/05/2013:15
Policia Bashkiake Sarandë ngre alarmin: Po na zaptojnë hapësirat publike me rulot
28/05/2013:15
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
28/05/2013:15
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
28/05/2013:15
Rezervime
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
28/05/2013:15
Apartamenti 5 – Vila Stupende
28/05/2013:15
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
28/05/2013:15
The City View Penthouse
28/05/2013:15
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
28/05/2013:15
Suvenire
Suvenire nga Saranda
28/05/2013:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
28/05/2013:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
28/05/2013:15
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
28/05/2013:15
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
28/05/2013:15