Policia e Delvinës kërkon falje për njoftimin e gabuar

10/07/1610:17

Shperndaje:


Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Drejtoria e Polcisë Vlorë, kërkohet falje për njoftimin e gabuar në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në Delvinë.
13652937_587826381389018_6150663986695462615_oPolicia shprehet se “Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se: Në informacionin paraprak nga Spitali i Delvinës u njoftuam se drejtuesi i motorçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë. Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti ( pasagjeri Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.