Përkujtohet 74-vjetori i krijimit të Çetës Çamëria

04/02/1713:55

Shperndaje:


Është përkujtuar ditën e sotme në Markat, Bashkia Konispol 74-vjetori i krijimit të Çetës Çamëria.
Ceta Cameria ka qene formacjoni i pare luftarak ne Jug te Shqiprise. Ajo u krijua me 2 shkurt 1943 ne fshatin Markat te rrethit te Sarande dhe ishte berthama e pare e grupit te katert partizan te zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Me mbrapa ky nformacion mori emrin brigada e 19 sulmuse. Ditet e para te krijimit, Ceta Cameria kishte ne rradhet e saj 28 veta dhe me vone ky numer u rrit ne 350. Shumica e luftetareve dhe komandanteve te ketij njesiti luftarake, ishin nga Cameria, kurse nje pjese e vogel nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes partizane Cameria ishte patrioti cam Haki Rushiti.
Haki Rushiti lindi në 13 maj 1905 në Konispol të Çamërisë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1921 u regjistrua në shkollë ushtarake në Itali nga ku u gradua me gradën toger. Në fillim të vitit 1941 emërohet kryetar i Komunës Markat.
Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatoreve italo-gjermane mbulonin gjithe Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinieret italiane u dorezuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku Ceta Cameria me heroizem i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Jug te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gusht 1943 dhe vazhdoi deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejt Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarrin e tyre kunder pozicjoneve te Cetes Cameria. Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi edhe trup me trup, u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanëve te Cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 . Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete formacion luftarak. I nderruan emrin nga Ceta Cameria ne Thoma Lula. Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u zhduken plotesisht nga historia e Shqiperise. Haki Rushtit i kërkohet të largohet nga drejtimi i Batalionit me pretekst se do të shkonte në batalion tjetër, por këtu ai kupton se qëllimi ishte eleminimi fizik i tij , se bindjet e tij nacionaliste nuk përkonin me qëllimin e Partisë Komuniste.
Pas kësaj Haki Rushiti rithemelon Batalionin Çameria , por këtë herë duke qenë pjesë e grupimit politik të Ballit Kombëtar.
Në shtator të vitit 1944 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA, ku ishte edhe një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. Në vitin 1960 u akuzua nga Sigurimi i Shtetit si bashkëpuntor i Teme Sejkos, edhe ky nje prej themeluesve te Cetes Cameria, por kjo ishte një farsë siç qe edhe akuza ndaj Teme Sejkos. Vdiq në 25 maj 1965 në New York dhe u përcoll me nderime të shumta të organizuara nga Balli Kombëtar dhe organizata të tjera të emigracionit shqiptar në SHBA.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.