PD-së Sarandë i zgjidhet gjuha: Triumfuam mbi oligarkinë


koco-horzPas një heshtje që e kishte kapluar degën lokale të Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme është vërë re një zgjim te faqja në facebook. Fillimisht kanë qenë disa shpërndarje të postimeve të faqes zyrtare pd.al dhe të deputetit Ristani, për të ardhur te një postim i faqes ku lajmëronin se përfundimisht PD kishte trimfuar mbi oligarkine, e shoqëruar me dy foto të ish-deputetit Kokëdhima dhe drejtorit të transporteve Klement Balili dhe tekstin :
“OLIGARKET E SARANDES RANE !
Fitore historike e opozites, dite te medha per Drejtesine !
Koco Kokedhima, drejtuesi i gjithe levizjeve ne administraten publike te Sarandes, Kryetari de facto i Bashkise Sarande, kontrollori i gjithe tenderave publike ne qytet, Kryetari de facto i PS Sarande, tashme eshte nje Ish. Ai humbi mandatin e tij si deputet, me nje vendim te Gjykates Kushtetuese, si perfitues i qindra milione leke nga tenderat publike !
Kelmend Balili, Drejtor i Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor ne Sarande, financues i LSI, mik i Ilir Metes, xhaxhai i Kryetarit te Bashkise Delvine, biznesmen, bashkedrejtues i levizjeve ne administraten publike ne Sarande e Delvine, tashme person i shpallur ne kerkim nga policia greke pas hetimeve te DEA Amerikane, si Drejtues i nje prej organizatave me te medha te trafikut te droges ne Europe.” – përfundon statusi në faqen e PD Sarandë.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.