Pas therjes së bagëtive, Bashkia Sarandë lëshon një perlë tjetër

20/09/179:45

Shperndaje:


Pas therjes së bagëtive, Bashkia Sarandë lëshon një perlë tjetër. Që Bashkia Sarandë është institucioni ku nepotizmi ka lëshuar rrënjë dhjetravjeçare, kjo nuk përbën habi për askënd. E tillë ka qenë në çdo mandat të kryetarëve të kaluar dhe e tillë është aktualisht. Të gjithë e kanë shfrytëzuar për veten dhe tarafin e tyre. Siç ka hedhur rrënjë nepotizmi, në Bashkinë Sarandë ka hedhur rrënjë edhe një zëdhënës i saj, zëdhënës në facebook, sepse në ndonjë media nuk është parë ndonjëherë. Edhe ky e shfrytëzon facebookun e bashkisë për ndonjë qokë personale, siç ishte rasti i një eventi që organizohej nga një kompani private përpara disa muajsh. E shfrytëyon edhe për të sulmuar edhe qytetarët kur ata shprehin  ndonjë mendim që nuk i pëlqen zëdhënësit. Por rasti më tallës është ai i ditës së sotme (por edhe i disa ditëve më parë) ku zëdhënësi e shfrytëyon faqen e bashkisë për të postuar foto apo karikatura personale, të cilat kanë marrë menjëherë edhe reagimin e qytetarëve  

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.