OPINION nga Spiro Vaso-Behuni pjesë e PD-së për Idealin dhe jo për interesat personale !

03/08/1612:55

Shperndaje:


OPINION nga Spiro Vasospiro vaso
Situata politike ne vend kohet e fundit sa vete dhe po behet dhe me e nxehte, kesaj mazhorance jane duke ju numeruar ditet mbrapsht.Partia Demokratike eshte e gatshme te mirepres aspiratat e kesaj shoqerie,qe u zhgenjye,jo me shume se tre vjete me pare.Puna ne PD ka filluar me kohe, per te ndertuar nje shtet, minimalisht te jetueshem per shqiptaret.Per te ndalur hemorragjine e ikjes masive te cdo lloj shtrese shoqerore,duke filluar nga te rinjte.
Njerezit brenda strukturave te PD, qe aspirojne per te qene pjese e listave, apo per pushtet ne Qarkun e Vlores dhe konkretishte per rrethin e Sarandes,jane te gatshem dhe duhet te jene te gatshem per ndryshime te medha,si brenda ashtu dhe jashte partise. Nje strukture partnere, sic eshte FRPD Sarande eshte nje ndryshim i madh ,me vete,qe duhet respektuar dhe vleresuar. Kjo pjese e rendesishme, pasi aty po gjen vetveten rinia e sotme e deshperuar nga ecejaket pa kuptim, pa shprese per nje te ardhme me te mire, duhet vleresuar edhe me perfaqesim dinjitoz nga struktura baze e deri ne perfaqesim qendror. E dime skepticizmin qe ngre shume pyetje, por shtylla baze e PD eshte rinia. A nuk e meriton kjo strukture partnere, nje model per tu ndjekur, persa u perket vlerave me te larta te demokracise brenda llojit ?
Deshira per te qene pjese e listes eshte shume e madhe, ketu perfshihen te gjitha shtresat e shoqerise qe aspirojne ne Partine Demokratike, duke filluar nga Intelektualet nje pjese qe sipas mendimit tim sduhet lene jashte , perfaqesues te te gjitha komuniteteve si ai Labe, Came e Minoritare dhe Sarandiot.
Nje pjese te konsiderueshme ze dhe Rinia e FRPD-se qe aspiron te jete pjese e listes 35% mosha forumi deri 35 vjece. Aspirata qe dashur pa dashur mund te krijoje edhe hatermbetje te vogla kalimtare, duhen mundesuar per te freskuar idete dhe punen e PD. Jemi te gatshem per te marre persiper pergjegjesi qe duan vullnet, deshire dhe pune te palodhshme duke respektuar te mesmen e arte qe PD ka krijuar, respektin e vlerave.
Vendet jane te limituara, deshira per pushtet eshte shume e madhe, sfida e te gjitheve eshte fitorja e Partise Demokratike per ata qe e duan vertet ate jo per KARRIGEN, por per IDEAL.Sfida te reja na presin, qe vetem bashkimi i te gjitheve na nxjerre faqebardhe, perballe ketij populli sa vital aq edhe te zgjuar. Te gjithe bashke per nje Shqiperi sa me te mire.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.