Reklamë I Love Orange

Njihuni me fermën e veçantë, ku krijohet qumështi ‘magjik’ për sëmundje të ndryshme


Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ udhëtoi drejt Delvinës, për të parë nga afër fermën e gomaricave, qumështi i të cilave ka benefite të shumta në organizëm. Kjo fermë e vogël është krijuar nga Pëllumb dhe Lilo Cako dy vëllezër të cilët merren prej vitesh me rritjen e këtyre kafshëve për të përfituar prej tyre qumështin ‘çudibërës’.
Lilo Cako thotë se gomaricat tashmë janë kthyer në ‘ specie në zhdukje’ pasi sa vjen dhe gjenden më pak të tilla, prandaj ai po përpiqet që të shumojë numrin e tyre:
‘’Duam të punësojmë njerëz që kanë nevojë nga ana ekonomike dhe më shumë për të mbarështuar kafshën që na intereson, sepse është shumë specie në zhdukje, sapo vete dhe degradohet.Numri është I kilometruar nuk gjen më gomarica, të paktën në rrethin e Sarandës, dhe t’I kërkosh me qirinj nuk I gjen dot, në një kohë që kishte dhjetë në cdo shtëpi, ska fare. Jam I vetmi deri më sot jo vetëm në zonën e Sarandës por edhe në Shqipëri, si fermë me NIPT si fermë me gomarica’’ u shpreh Lilo Cako, pronari I fermës.

VIDEO në youtube https://youtu.be/ArGsKamAwfA

Ata janë të punësuar familjarisht në këtë fermë, ndërsa po përpiqen që ta zgjerojnë më tej fermën e tyre për të punësuar edhe banorë të tjerë të zonës, për t’i ndihmuar ekonomikisht.

Ferma aktulisht ka 25 gomarica dhe 1 gomar, por ata janë në përpjekje për ta zgjeruar atë:

‘’Këto kafshë momentin e fjetjes e duan shumë të rehatshme sepse stresohen menjëherë, është kafsha më delikate që mund të ketë planeti, sa më shumë që ta mirëmbash aq më të mira ke, e neglizhove pak të neglizhojë menjëherë, është shumë delikate.Emrin ka gomaricë, por është shumë delikate’’ thotë Lilo Cako për kafshët që ka vendosur të kujdeset dhe me siguri i njeh më së miri.

Ndërsa Pëllumb Cako, pronari tjetër I kësaj ferme të veçantë tha së kjo fermë duhet vizituar me patjetër:

‘’Të vizitojnë zonën, të vizitojnë fshatin, jo vetëm për të parë fermën por edhe për të degustuar qoftë edhe ushqimet tradicionale të zonës, të fshatit këtu dhe të gjtihë krahinës që përfshin këtë zonë’’ .

Kjo fermë e veçantë ndodhet edhe në një zonë mjaft të bukur në fshatin Kopacez të Delvinës, e cila ndodhet 800 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga bukuri të panumërta natyrore. /shqiptarja.com

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48