NË KAMENICË/ Fshati i Delvinës, ku rrënojat mesjetare i kanë mbijetuar shekujve

25/11/2017:19

Shperndaje:


Rrënojat e Kamenicës gjenden në Delvinë, rrëzë shpatit jugperëndimor të Malit të Gjërë. Ato shtrihen mbi dy kodra të ulta, me pjerrësi të butë të bashkuara me një qafë të ulët prej lindjes në drejtim të perëndimit. Fshati, në të kaluarën, zinte dy lartësitë e kodrave, qafën që i bashkon ato, si dhe shpatin e tyre jugor. Terreni rreth paraqitet mjaft i favorshëm për zhvillimin ekonomik: poshtë, nga jugperëndimi, shtrihet një fushë e gjerë me toka pjellore, në veri gjënden kullota të mira për bagëti, ndërsa klima e butë favorizon rritjen e ullirit. Nga ana tjetër, para Kamenicës kalonte rruga që lidhte Delvinën me luginën e Kardhiqit dhe më tej me atë të Drinos. Rruga që të çonte në fshat kalonte duke ndjekur qafën ndërmjet dy kodrave, në jug te tij.

Midis fshatit të ri Kopaçes dhe fshatit që u krijua pas braktisjes së Kamenicës, Palavli.
Tashmë një vend me rrënoja në të dyja shpatet e kodrave, ndërtime të shumta rreth qendrës së fshatit, ndërtime kulti, rrugë të ngushta e gjarpëruese dhe oborret që nuk mungojnë. Trashëgimia arkitektonike e së kaluarës është një tjetër vlerë që e karakterizon këtë fshat që duket sikur i përket një shekulli tjetër.

NË KAMENICË/ Fshati i Delvinës, ku rrënojat mesjetare i kanë mbijetuar shekujve


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO
Xhama Shehu në Sarandë kërkon të punësojë profesionist në fushën e xhamit
Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave
Vasil Llajo takime me banorët në Finiq: Dëgjova hallet dhe shqetësimet e tyre
Ardit Bido takim me një qytetar në Konispol: Hallet tuaja do të përcillen pranë institucioneve
DEA | FOCUS CineKO në Sarandë – Tre net me kinematografinë shqiptare përtej kufijve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.