Muri i Demes – Dema Wall – VIDEO

16/04/2015:39

Shperndaje:

Muri i Demes (Dema Wall)  ndodhet prane Manastirit te Shengjergjit, ne rrugen Sarande-Ksamil.

Muri i Demes ka  gjeresi 9.60 metra dhe  gjatesi 850 metër.  Mendohet se është ndërtuar  në shekullin V p.e.sonë.

Muri i Demës ka shërbyer si  fortifikatë e qytetit antik të Butrintit ndaj sulmeve të ushtrive armike. Muri i Demës konsiderohet nje mburoje antike e rrallë për nga natyra e ndertimit. Muri niste në det dhe përfundonte në Liqenin e Butrintit.

Muri i Demës ishte konceptuar si një kufi që ndante territorin e Butrintit. Territori shtrihej në gadishullin e Ksamilit – nga territori i qytetit Pheonikë në veri. Karaiskaj e shoqëron ndërtimin e murit me periudhën pas vitit 232 p. e. s, një kohë pas themelimit të koinonit të prasaebëve, fisi i pavarur me qendër në Butrint.

VIDEO


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.