Ministri Klosi: Plazhin këtë vit do e bëni me leje


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon vendi si pasojë e pandemisë globale.
Ai është ndalur tek dikasteri që drejton dhe është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara.

Ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania sic po bëhet tani me lejet ditore.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë.
Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet.

Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha ministri Klosi.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë