Manastirliu: Në 11 maj shtohen 14 zonat e gjelbra, hapen parukeritë, berberët, klinika dentare dhe qendrat tregtare

08/05/2018:24

Shperndaje:


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur lehtësimin e masave në javët në vazhdim. Ajo sqaroi se fundjava do të jetë e njëjtë me rregullat e kaluara, ku orari i pensionistëve ditën e shtunë do të jetë deri në orën 10:00 dhe në nga ora 10:00 deri në 17:30 do të jetë orari i prindërve me fëmijë. Gjithashtu të shtunën do të jenë të hapura farmacitë dhe marketet, ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur.

Nga 11 maji, të hënën, shtohen 14 zonat e gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.

Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi rregullat se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.
Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.