Korrupsion me tenderat e ujësjellësit- Kallëzohet kryebashkiakja e Sarandës

05/05/1715:40

Shperndaje:


Floriana Koka kryetarja e Bashkisë së Sarandës paditet për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit së bashku me ish drejtorin e Shërbimeve Publike dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe 2 mbikëqyrës punimesh.
Së bashku këta persona në shkelje të ligjit kanë shkaktuar një dëm prej 129.4 mln lekësh. Pas auditimit të KLSH rezulton se Kryetarja Floriana Koka në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ka bërë likuidime pagesash në shkelje të ligjit për investime të pakryera, pra punime fiktive në vlerën e 64.4 mln lekëve.
Investimet e stacioniuara i takojnë dy objekteve të prokurimit për zëvendësimin e tubacionit të ujësjellësit në stacionin e Vrionit me vlerë 34 mln lekë dhe përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Hotel Butrinit deri tek Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë, para të likuiduar pesë ditë pas lidhjes së kontratës.
Ish- Drejtori i Shërbimeve Publike Pëllumb Halimi prej 6 muajsh në pension, gjatë kohës kur mbante këtë detyrë konstatohet se ka shkelur procedurat dhe ligjin për marrjen në dorëzim të punimeve të pakryera me dëm ekonomik 50.0 mln lekë.
Të paditur janë edhe Eneron Gjoni Drejtori Juridik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe Teuta Stroka me detyrë Drejtore Ekonomike në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Në 3 procedurat e prokurimit publik këta zyrtarë kanë shpallur fitues Operatorët Ekonomikë të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim duke sjell një dëm ekonomik prej 481 mln lekë.
KLSH për të gjitha shkeljet e konstatuar ka dërguar në Prokurorinë e Sarandës dosjen për të zyrtarët e lartë mbi të cilët rëndon vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.