Kisha e Manastirit të Shën Mërisë Krorëz

kisha krorez 1Kisha e Manastirit të Shën Mërisë Krorëz është ndërtuar në një breg shkëmbor, në një pozitë natyrore të mbrojtur dhe njëkohësisht piktoreske, prej nga hapet një pamje e gjerë e peizazhit bregdetar. Nga ndërtimet e vjetra të manastirit kanë arritur deri në ditët e sotme kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak.
Kisha ne Krorez është pikturuar në vitin 1672. Është e tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 7,90×4,40 m. Proporcionet e zgjatura të naosit kanë sjellë një zhvillim të pabarabartë të krahëve të kryqit. Krahët verior dhe jugor janë tepër të ngushtë, ndërsa hapësirë më të madhe ka krah perëndimor, që përmbledh hyrjen për në kishë. Në pjesën qendrore lartësohet kupola mbi një tambur të lartë. Pjesët këndore janë mbuluar me qemere cilindrike, që hapen ndaj nefit qendror. Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas prej muri guri, me tri hapësira hyrjeje. Hapësira e tij zgjerohet së tepërmi nga dalja  jashtë e absidës së gjerë të bemës. Në pamjen e jashtme si absida, ashtu dhe tamburi janë shumëfaqëshe. Interieri ndriçohet nga dritaret e hapura në murin verior dhe jugor, si dhe nga disa dritare të ngushta të hapura në absidë dhe tambur.
kisha manastiri krorez 1Në pamjen e jashtme janë shumë të ndjeshme proporcionet e zgjatura të naosit. Kjo vjen edhe ngaqë krahu verior dhe jugor i strukturës së brendshme nuk shfaqen në konfiguracionin e çatisë. Çatia është dyujëse, e ndërprerë në pjesën qendrore nga tamburi. Në frontonin e murit perëndimor ngrihet këmbanarja, me një hapësirë të harkuar. Ngjitur me murin perëndimor është ndërtuar një mur i dytë, i hapur në krye të të cilit kalon ulluku që mbledh ujërat e shiut nga çatia dhe i dërgon në sterën e ndërtuar pranë kishës, në anën veriore të saj.kisha manastririt krorez

loading...
loading...

.