Këshilli Bashkiak miraton kontratat për trojet e pa hipotekuara

25/10/1911:26

Shperndaje:


Diten e hene Keshilli Bashkiak i Sarandes pritet te miratoje draft kontratat per sheshet e ndertimit, te cilat jane shitur nder vite nga Bashkia Sarande, por qe ende nuk jane hipotekuar.
Per kete qellim ne maj qeveria shqiptare nxorri nje VKM ku percaktoheshin edhe hapat qe do te ndiqeshin per regjistrimin e tyre ne Kadaster.

Procesi i dhënies së këtyre trojeve nga Bashkitë ka filluar që në vitin 1991 me Komitetet Ekzekutive pluraliste, ka vijuar më pas vit pas viti me Bashkitë, ka njohur pikun e vet në vitet 1996-1998 dhe më pas ka qenë më i kufizuar, pavarësisht se në mënyrë absurde ka vijuar edhe në vitet 2006-2007. Them në “mënyrë absurde”, pasi me hyrjen ne fuqi të Ligjit të ri të Qeverisjes Vendore në vitin 2000, kjo procedurë ekstra/ligjore duhej të ishte shuar, por realiteti nuk ka qenë i tillë.”- u shpreh Artan Lame. Rekordin e banesave e mban Saranda me 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë, ndërsa ka me shumicë në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Berat, Fier, Elbasan, Lezhë, Kukës, Shkodër, etj. Qeveria përmes një vendimi të miratuar së fundmi, i hap dritën jeshile qytetarëve për të regjistruar trojet në përdorim në zyrat e Kadastrës. Lame foli dhe për mënyrën se si do i jepet zgjidhje kësaj situate, duke përcaktuar dhe tipologjitë kryesore. “Nëpër vite të gjitha qeveritë e kanë përballur problemin, por asnjëherë nuk i është dhënë zgjidhje shteruese dhe e detajuar ligjore atij. Lajmëroj me kënaqësi se edhe këtë problem e vumë në rrugën ligjore të zgjidhjes. VKM e miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë (VKM 329/2019), përcakton rregullat dhe dokumentacionin e nevojshëm që mundëson regjistrimin në zyrat vendore të Kadastrës të këtyre trojeve dhe banesave.”

Tipologjitë kryesore:

Procedura e shitjes së truallit ka qenë e parregullt apo si pasojë e neglizhencës së Bashkisë.
Dokumentacioni i lejes së ndërtimit nuk ka qene i plotë.
Qytetari ka bërë 30-50% të pagesës së truallit, por më pas nuk ka vazhduar procedurën, ose nuk ka paguar pjesën tjetër të detyrimit.
Ligji për shitblerjen e trojeve i vitit 1995 dhe/ose me ligjin e vitit 2001, kishte konflikt me këtë procedurë dhe kontrollet e KLSH apo vetë zyrës e kanë evidentuar si shkelje.
Qytetari i është drejtuar Bashkisë, por nga kjo e fundit nuk është vijuar me plotësimin e procedurës për paaftësi apo neglizhencë.
Qytetarët që e vuajnë këtë situatë, duhet të fillojnë të grumbullojnë dokumentacionin që kanë, pra aktin për dhënien e truallit, faturën e pagesës së truallit, lejen e ndërtimit përkatëse, apo çdo lloj dokumenti tjetër provues. Pas kësaj, duhet të paraqesin kërkesë pranë zyrave vendore të Kadastrës, për regjistrimin e truallit dhe të objektit përkatës.”

Dokumentet kryesore për të vazhduar procedurën për regjistrim, janë:

Vendimi i bashkisë së asaj kohe, për dhënien qytetarit këtë tokë për ndërtim
Kur kontrata e kalimit të pronësisë mbi tokën nga bashkia është firmosur, pra është bërë sipas legjislacionit të kohës
Nëse nuk ekziston, por është bërë në formë tjetër jo-noteriale, por disponohen mandat pagesat e vlerës së truallit
Nëse nga qytetari posedohen dokumentacioni i lejes së ndërtimit, pasuria kalon në procedurë regjistrimi.
Nëse nuk ka dokumentet për lejen e ndërtimit, por mund të vërtetojë se ka vendimin e marrjes së truallit nga bashkia ose mandate pagesat për truallin, kalon në procedurë legalizimi, por nuk do të paguajë për parcelën ndërtimore (legalizimi trajton vetëm objektin), duke e konsideruar ndërtimin si në pronën e vet kërkuesit.
Nëse përfituesi i pronës ja ka kaluar të tretëve me shitje apo dhurim (jo trashëgimi) përpara kësaj VKM-je, ASHK kalon në pronësi apo heq kufizimin dhe e disponojnë të lirë.
Nëse trualli është i lirë dhe s’është bërë ndërtimi procedohet me regjistrimin e truallit vetëm në rastet kur mbi këtë truall ka tituj të pronësisë të regjistruar më parë (të mbivendosur).
Kur ka mangësi të dokumenteve të lart përmendura, por për subjektin është miratuar të paktën vendimi i Bashkisë për dhënien e tokës për ndërtim, regjistrimi i pronësisë ose heqja e kufizimit, kryhet pasi Bashkia të ketë plotësuar mangësitë e dokumentacionit ose procedurat e kalimit të pronësisë. Nëse Bashkia nuk vepron brenda 3 muajve, atëherë qytetarit i lind e drejta për ta çuar në Gjykatë


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.