Kandidati për Bashkinë Finiq Kristaq Kiço takim me kryetarin e Demokracisë së Re Micotaqis

21/06/197:34

Shperndaje:


Kryetari i partisë së minoritetit grek MEGA, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për Bashkinë Finiq Kristaq Kico ka patur një takim me kreun e partisë më të madhe në Greqi Demokracia e Re dhe kryeministër i pritshëm Qiriakos Micotaqis.
Sipas njoftimit të shpëndarë nga zyra e shtypit të MEGA, në qendër të bisedimeve në këtë takim kanë qenë problemet me të cilat përballet miniriteti në Shqipëri.
Kristaq Kico ka kërkuar nga Qiriako Micotaqis, i ili pritet të jetë kryeministër pas disa javësh në Greqi, një vëmendje dhe mbështetje më të madhe për minoritetin grek që jeton në Shqipëri, kërkesë e cila ka gjetur mbështetjen e plotë të kryeministrit të ardhshëm të Greqisë Qiriako Micotaqis.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.