Kalo: Desinfektimi real e jo ai ‘filmiko – propogandistik’ është domozdoshmëri në sfidën kundër COVID
Një ndër masat e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19 është mbajtja e higjienës. Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi tha se dezinfektimi e dezinsektimi real dhe jo ai ‘filmiko-propogandistik’ është domosdoshmëri edhe në sfidën kundër ‘flamës mbarëbotërore’ të koronavirusit. Sipas tij është shumë e domosdoshme dezinfektimi i ambienteve ku jetojmë sepse kafshët bartin sëmundje infektive që mund të na çojnë deri në vdekje. Ai u bën thirrje organeve kompetente që të japin kontributin që u takon.
Postimi i Tritan Kalos:
KOHË KOVIDIANE….9.08.2020….Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..
U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUK e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….
ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë luksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….
DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..
”Çiçosja” me ujë pa anjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u merren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….
Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspekt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!! /Shqiptarja.com
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
09/08/2015:00
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
09/08/2015:00
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
09/08/2015:00
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
09/08/2015:00
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
09/08/2015:00
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
09/08/2015:00
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
09/08/2015:00
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
09/08/2015:00
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
09/08/2015:00
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
09/08/2015:00
Rezervime
Apartament per pushime ne Sarande
09/08/2015:00
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
09/08/2015:00
Apartament 1+1 me pishinë
09/08/2015:00
City Glow – Apartament me 2 dhoma
09/08/2015:00
Apartament 2+1 me pishinë
09/08/2015:00
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
09/08/2015:00
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
09/08/2015:00
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
09/08/2015:00
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
09/08/2015:00
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
09/08/2015:00