Ja kush është zyrtari që ka drejtuar policinë e Sarandës dhe i shmanget prangave

23/11/179:58

Shperndaje:


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një fletë-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, si i dyshuar për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës të kryesuar nga Moisi Habilaj. Çela ende nuk është arrestuar edhe pse SHÇBA ka ushtruar kontrolle në banesën e tij. Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017. Ai u shkarkua nga detyra me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pak kohë pasi ky i fundit mori detyrën.

 

Në shkurt të vitit 2017 Jaeld Cela drejtoi atë që nga Saranda Web u denoncua si një show të policisë me në krye  fresshistë të Sarandës në fshatin Vrinë  për mbledhjen e armëve dhe që nga policia u paraqitën si nxënës dhe studentë, kur në të vërtetë ishin anëtarë dhe drejtues të Fressh Sarandës dhe nëpunës të administratës.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.