Gentjan Zera: Tallja dhe abuzimi me Sarandën dhe qytetarët shumë shpejt do marrë fund

Lidhur me situatën e rëndë ku ndodhet sektori i turizmit në qytetin e Sarandës dhe deklaratat e kyretarit të Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, ka reaguar dhe Gentjan Zëra, një nga emrat e propozuar si kandidat për kryetar bashkie në Sarandë nga ana e Partisë Demokratike.
STATUSI:
Të dalësh dhe të justifikohesh është e lehtë dhe të duket sikur heq barrën e problemeve nga vetja.
Menaxhimi i punimeve në bulevard nuk të jep përshtypjen se keni nis përgatitjet e sezonit turistik që në nëntor.
Abandonimi i punimeve dhe premtimi se bulevardi do jetë gati për sezonin turistik mos mendoni se u haruan.
Plehrat dhe koshat që digjen nga Ksamili në Sarandë e mbysin reklamën kur dilni nëpër lagje dhe mblidhni qese për “show”.

Tenderi për të shpërndar ujë me Autobot nëpër lagje të Sarandës sikur jemi qytet në Afrikën e Veriut nuk besoj se është përgatitje për sezon Turistik.
Pa aftësia ti kërkoni Kryeministrit të ndërhyj për të ndihmuar turizmin dhe të dialogoj me vëndet fqinje për lejimin pa probleme të paktën të shtetasve Shqiptarë , dhe jo duke nxjer akte normativ që largojn edhe ata pak pushues , nuk do të thotë që ju heq fajin dhe të ngrini kokën nga qielli dhe të prisni pushues.

Nëse e shikoni zyrën dhe Bashkinë si vend ku vidhen toka , jepen vetëm leje ndërtimi në det , tok, ajër , ku nuk njihen vendimet e Gjykatave , dhe ku bëhen tendera për të mbush xhepat se ku i dihet nesër dhe sa ditë jemi , normal që për gjëra që i takojn qytetarve do bëni njësoj si shefi juaj :
Propagandë dhe llafe bosh sa të kaloj dhe ky problem.

Zgjedhjet si datë nuk janë larg dhe nëse ju kanë thënë që do fitoni me çdo loj të pist dhe duke ndryshuar rregullat e lojës në favorin tuaj , i kanë bërë hesapet gabim.
Tallja dhe abuzimi me Sarandën dhe qytetarët e Sarandës shumë shpejt do marë fund , ashtu siç do marë fund çdo qelizë e këtij pushteti abuziv dhe të korruptuar.