Festohet 107-vjetori i policisë në Komisariatin e Sarandës – VIDEO

13/01/2010:25

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë ka kujtuar sot 103-vjetorin e krijimit të saj. Ceremonia nisi me himnin Kombëtar për të kaluar më pas tek fjalët e rastit.
Shefi i Komisariatit Syrja Bellaj në fjalën e tij kujtoi të gjithë ata punonjës të policisë që kanë rënë në krye të detyrës dhe ftoi të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje.
Më tej Bellaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin si dhe theksoi se nuk do të rreshtim asnjëherë për të kryer detyrën tonë kushtetuese.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, duke i uruar forcave të rendit suksese në detyrën e tyre fisnike sipas tij.
Ndryshe nga vitet e tjera, në këtë ceremoni munguan përfaqësues të opozitës.
Ceremonia vazhdoi me një kokteil të shtruar me këtë rast.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1398101233694858/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.