Butrinti ndeshje kontrolli përpara derbit me Delvinën

Ekipi i Butrintit ka zhvilluar një ndeshje kontrolli përpara fillimit të fazës së dytë të kampionatit të kategoresisë së dytë. Takimi është zhvilluar në stadiumin e qytetit me ekipin U-19 të Butrintit.
Pjesa e parë e ndeshjes ka folur e gjitha për ekipin e të rinjve, duke u mbyllur 0-1 në favor të U-19.
Pjesën e dytë trajneri i ekipit të parë të Butrintit ka bërë disa zëvendësime, duke futur në fushën e lojës talentin 16-vjeçar Alesio Kolonja, Kasa dhe Konomi. Loja merr kthesë dhe në përfundim është mbyllur me rezultatin 4-2 në favor të ekipit të parë të Butrintit.
Golat për ekipin e parë u shënuan nga Baze, Rugji, Kasa dhe Barka.
Kujtojmë se takimin hapës të fazës së dytë ekipi i Butrintit pret në Sarandë ekipin e Delvinës.

loading...
loading...