Butrinti mposht 1-0 Sopotin. Vendos goli i Zylyftari
KS Butrinti ka mundur 1-0 ekipin e Sopotit. Ka qenë sulmuesi Zylyftari ai që ka shënuar për Butrintin në minutën e 5-të të takimit. Në minutën e 17-të ka tension në fushë pasi futbollisti Kastrati i Sopotit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Futbollistët nga Librazhdi kontestojnë ashpër vendimin e gjyqtarit Llapra.
Tensioni zgjat për 5 minuta aq sa nga bankina e Sopotit vijnë udhëzime për të braktisur takimin. Gjatë momenteve të tensionit zyrtarë të ekipit mik hyjnë në fushë për të komunikuar me arbitrin Llapra.
Ndeshja rifillon përsëri dhe është Butrinti që i afrohet golit të dytë. Këtë herë me anë të futbollistit Kola i cili përballë portierit mik Lamellari gjuan në formë parable. Por një nga mbrojtësit e Sopotit e largon topin me kokë duke i mohuar golin.
Në pjesën e dytë janë miqtë ata që kontrollojnë lojën. Por pa arritur që të shënojnë. Ndërsa rrezikojnë edhe portën me anë të Llambit i cili gjuan fuqishëm nga distanca por topi ndalet në tranversë. Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshon. Butrinti me golin e shënuar nga Zylyftari merr 3 pikë me vlera duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
12/12/1515:57
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
12/12/1515:57
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
12/12/1515:57
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
12/12/1515:57
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
12/12/1515:57
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
12/12/1515:57
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
12/12/1515:57
SYRI I KALTER
12/12/1515:57
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
12/12/1515:57
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
12/12/1515:57
Rezervime
City Glow – Apartament me 2 dhoma
12/12/1515:57
Apartament 2+1 me pishinë
12/12/1515:57
Apartament per pushime ne Sarande
12/12/1515:57
Apartamenti 3 – Vila Stupende
12/12/1515:57
Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
12/12/1515:57
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
12/12/1515:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
12/12/1515:57
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
12/12/1515:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
12/12/1515:57
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
12/12/1515:57