Bashkia Sarandë lë pa bukë dhjetra familje

20/12/1619:05

Shperndaje:


Prej më shumë se 20 ditësh Bashkia e Sarandës nuk po kryen pagesat e rogës mujore për qindra punonjës të ciklit parashkollor, që perfshijnë edukatore dhe sanitare të kopshteve në territorin e Bashkisë Sarandë. Kjo bëhet e ditur nga vetë punonjës të këtyre kopshteve, të cilët i janë drejtuar Saranda Web, pasi më parë i ishin drejtuar edhe disa këshilltarëve bashkiakë, por që prej të cilëve nuk morën asnjë përgjigje.
Megjithese fondi është i siguruar nga Ministria e Arsimit dhe duhet të ishte shpërndarë normailisht në fillim të muajit dhjetor, paratë nuk po shkojnë akoma në familjet e të punësuarve. Saranda Web ka mësuar se në bashkitë e Delvinës dhe Konispolit punonjësit e kopshteve i kanë marrë rogat e tyre mujore dhe se anomalia qëndron vetëm në bashkinë Sarandë.
Nuk dihet arsyeja e kesaj vonese më shumë se 20 ditë, por të punësuarit dhe familjet e tyre luten që keto para të mos kenë shkuar për pagesat e gaztorëve të Portokallisë.portokalli-sarande

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.