BASHKIA HIMARE – Himara
Bashkia Himare – Himara
Bashkia Himare – Himara kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka 7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2. Densiteti i popullsisë në bazë të censusit rezulton vetëm 13.7 banorë/ km2. Ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 47 banorë/ km2.
Njësitë administrative përbërëse janë: Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht. Himara dhe Horë-Vranishti i përkasin rrethit Vlorë ndërsa Lukova i përket rrethit Sarandë. Të trija njësitë janë pjesë e Qarkut Vlorë. Bashkia e re do të ketë nën administrim një qytet dhe 24 fshatra: Pilur, Kudhës, Qeparo fshat. Qeparo Fushë, Vuno, Iliaz, Dhërmi, Gjilekë, Palasë. Lukovë, Borsh, Fterrë, Çorraj, Piqeras, Sasaj, Qazim Pali. Shënvasil, Nivicë. Vranisht, Kuç, Kuç Buronjë. Bolenë, Kallarat, Tërbaç
PROFILI: Bashkia Himare – HIMARA
Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit… Dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi… Peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit… Si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.
Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: Zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht… Një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë… Por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.
Bashkia Himarë – Himara përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.
Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike… Dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm. Ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.
Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara… Për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.
Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
25/04/1612:55
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
25/04/1612:55
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
25/04/1612:55
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
25/04/1612:55
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
25/04/1612:55
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
25/04/1612:55
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
25/04/1612:55
SYRI I KALTER
25/04/1612:55
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
25/04/1612:55
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
25/04/1612:55
Rezervime
Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
25/04/1612:55
Apartamenti 6 – Vila Stupende
25/04/1612:55
Apartament me dy dhoma – City Glow
25/04/1612:55
Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
25/04/1612:55
Apartamenti 4 – Vila Stupende
25/04/1612:55
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
25/04/1612:55
Suvenire nga Saranda
25/04/1612:55
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
25/04/1612:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
25/04/1612:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
25/04/1612:55