Alket Hyseni: Cdo cm e kesaj toke dhe deti po te jete nevoja mbrohet edhe me jetet tona


Në një reagim në facebook deputeti Alket Hyseni është shprehur se “Cdo cm i kesaj toke , qielli dhe ketij deti qe perbejne territorin e Shqiperise, eshte mbrojtur pasi eshte regjur me gjakun e shqiptareve ne shekuj dhe sot mbrohet me ligj, akte nderkombetare dhe po te jete nevoja me jetet tona”

STATUSI

As greku e sllavi, as turku e italiani nuk vijne dot aty ku eshte shqiptare. Ka ikur ajo kohe.
Mos degjoni gabim ose keqinterpretoni shprehje qe skane lidhje me Shqiperine apo me realitetin.
Parimi i 12 miljeve buron nga e drejta nderkombetare dhe zbatohet atje ku ka se paku 24 milje detare distance mes kufijve tokesore. Si e tille eshte e drejte e kujtdo shteti ta deklaroje ate persa eshte e realizueshme ne territor.
Shqiperia e ka aplikuar dhe fituar te drejten e 12 miljeve ne adriatik dhe jon dhjetra vite me pare. Ndaj , mos perhapni panik, as nga injoranca as nga dashakeqesia , e as nga patriotizmi i ekzagjeruar, por merruni me gjera e tema serioze, or mik apo mike, dhe kontribuoni duke punuar per veten tuaj, familjen dhe atdheun.
Asnjehere mos harroni qe ishte PS qe riktheu gati 400 km2 det kur coi ne Gjykaten Kushtetuese marrveshjen e atyre qe sot bejne patriotin dhe çirren si “rojtar kushtetues”

Hapini syte dhe mendjen Dori, se nje gabim ne zgjedhjen tuaj kur te vije momenti dhe “keta patriote” e falin perseri detin dhe token , vetem per interesin e pushretit te tyre dhe interesave personale.
Cdo cm i kesaj toke , qielli dhe ketij deti qe perbejne territorin e Shqiperise, eshte mbrojtur pasi eshte regjur me gjakun e shqiptareve ne shekuj dhe sot mbrohet me ligj, akte nderkombetare dhe po te jete nevoja me jetet tona.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.