22-vjeçarja nga Saranda dëshmitare e vrasjes së prindërve, ende në gjendje shoku

03/01/169:23

Shperndaje:


22-vjeçarja nga Saranda dëshmitare e vrasjes së prindërve, ende në gjendje shoku.

Vajza 22-vjeçare e Afrim Uzos, i cili mëngjesin e ditës së parë të vitit 2016 ekzekutoi me breshëri automatiku gruan dhe më pas qëlloi ndaj vetes, vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike e shtruar në spitalin e Sarandës.

Policia ende se ka marrë në pyetje të renë për të hedhur më shumë drite mbi dinamikën e krimit që tronditi mbarë vendin 1 janarin e 2016-ës.

22-vjeçarja nga Saranda ndodhej brenda në banesë me të ëmën Liljana Uzon 45-vjeçare, kur ka ardhur kryefamiljari.

50-vjeçari Afrim Uzo pasi ka debatuar me gruan e tij ka qëlluar drejt saj më armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.

Çifti ishte drejt divorcit, ndërsa gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtje për Liljana Uzon.

Ndërkohë dëshminë në polici ende nuk e ka dhënë as djali 20-vjeçar i familjes Uzo, i cili aktualisht ndodhet pranë së motrës në spitalin e Sarandës. Pranë të rinjve ndodhet edhe një psikolog.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.