Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO

07/08/2515:11

Shperndaje:

Dita e tretë: Zjarri në Dhivër rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë

 

Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar seriozisht disa fshatra të bashkisë Finiq, ku ndërhyrja intensive gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura ka qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Qëllimi kryesor i operacionit ishte mbrojtja e jetës dhe pronës së banorëve.

 

Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë

 

Për shkak të përkeqësimit të situatës, mbrëmjen e djeshme u mor vendimi për evakuimin e banorëve të fshatit Dhivër si një masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz.

 

Në ndihmë të operacionit janë angazhuar edhe autobotë dhe personel nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime Sarandë, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ka mbërritur sërish një helikopter për të ndihmuar në operacionet ajrore.

 

 

Zjarri ka përfshirë fshatrat Dhivër, Kularat, Cerkovicë, Shën Ndre dhe Janicat, ndërsa rrezikohen edhe fshatrat Leshnicë, Memoraq dhe Navaricë. Banorët shprehen se kanë pësuar dëme të konsiderueshme në ullinj dhe pemë. Në fshatin Cerkovicë janë djegur dy shtëpi të pabanuara, ndërsa edhe në Shën Ndre janë djegur dy shtëpi të tjera të pabanuara. Zjarri ka prekur gjithashtu oborret dhe bahçet e dhjetëra shtëpive në këto zona.

 

Banorët vlerësojnë se puna e zjarrfikësve ka qenë e mrekullueshme dhe vendimtare, ndërsa ndërhyrja e helikopterit është cilësuar si efikase në kontrollimin e situatës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta
Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.