Zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik – VIDEO

23/07/2521:00

Shperndaje:

Zjarr në periferi të fshatit Finiq – Flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik

 

Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, duke rikthyer shqetësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurisë kulturore të zonës.

 

Zjarr në periferi të fshatit Finiq – Flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik

 

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Saranda Web, flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë marrë drejtimin e Parkut Arkeologjik të Finiqit, një zonë me rëndësi të madhe historike dhe turistike. Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë sezonit të verës, i njëjti park u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe dhe gjelbërim.

 

 

Në këto momente, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të erës dhe thatësirës së ditëve të fundit.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë situatën nga afër dhe do t’ju informojë me përditësime të reja.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.