Zjarr i madh në Malin e Gjerë, rrezikon Delvinën dhe Syrin e Kaltër

23/07/1722:30

Shperndaje:


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes, në malin Gjerë të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë shënuar në një zonë të pyllëzuar, çka e bën të pamundur ndërhyrjen përmes forcave zjarrfikëse.
Për momentin nuk raportohet për rrezik të banesave, por nëse do të vijojnë për shumë kohë, flakët do të shkaktonin një katastrofë të vërtetë natyrore në këtë zonë.
Kjo është java e tretë që i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e zjarreve. Shkak nuk kanë qenë vetëm temperaturat e larta, por në shumë raste zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, apo nga pakujdesia.
Dëmet në pyje dhe kullota janë të pallogaritshme, ndërsa në shuarjen e tyre janë përfshirë, përveç zjarrfikësve, edhe ushtria apo Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Autoritetet kanë paralajmëruar ndëshkime të ashpra për çdo rast ku do të konstatohet zjarrvënia e qëllimshme.
Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga ajri, zjarri rrezikon të përparojë drej Delvinës dhe Parkut Natyror të Syrit të Kaltër. ArgjiroLajm/SarandaWeb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.