

Zgjatet fasha orarit deri në 17:30, ndalim qarkullimi nga e premtja në të hënë


Duke filluar nga kjo e hënë e deri në një urdhër të dytë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi.
Bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30, ndërsa zgjatet dhe orari i qytetarëve për të bërë pazaret dhe kryer aktivitet e nevojshme.
Orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30. Këto ndryshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Rama.
“Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-17:30, duke filluar nga dita e hënë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.
Hyrja në aktivitete e përcaktuara lejohen vetëm për një person të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30”, shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë
Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.
“Kufizim lëvizje në të gjitha qendrat urbane në Shqipëri për të gjitha kategoritë, këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete dhe ndalim ofrimi të shërbimeve për qytetarët nga aktivitete e lejuara, çdo fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill, nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00.
Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe kompanitë mediatike dhe shërbimet delivery”, shkruhet në vendim.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura. Masa lehtësuese, do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra, për të cilat qeveria ka paralajmëruar ndryshime të kodit penal dhe rrugor.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

PUNO NGA SHTËPIA – Kërkohen meshkuj & femra mosha 18-60 vjeç që flasin greqisht.
13/04/206:28

Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…
13/04/206:28

Blendi Klosi: Është emergjencë ndërtimi i Shëtitores Turizëm – Kanali i Çukës – VIDEO
13/04/206:28

Dhunoi babain, Policia: I gjetëm në shtëpi një thikë dhe një çekiç. Prangoset
13/04/206:28

Qytetari denoncon punimet pa cilësi për asfaltimin e rrugës në Navaricë
13/04/206:28

Drejtuesi i PS për Qarkun Vlorë, Blendi Klosi, sonte ora 17:00 në emisionin Skaner të gazetares Shpresa Dine
13/04/206:28

2T GROUP KËRKON 2 SHITËSE NË TABACCO SHOP PËR TURNET PARADITE & PASDITE
13/04/206:28

Braktisen punimet në Urën e Metoqit, investimi nuk është vënë në shërbim të banorëve – VIDEO
13/04/206:28

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
13/04/206:28

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
13/04/206:28





Rezervime

River & Sea Side Apartament
13/04/206:28

Vila Alvin, Apartament 1+1
13/04/206:28

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
13/04/206:28

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
13/04/206:28

Apartament për pushime në Sarandë.
13/04/206:28
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
13/04/206:28

Suvenire nga Saranda
13/04/206:28

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
13/04/206:28

Suvenire nga Saranda
13/04/206:28

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
13/04/206:28



