Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës

01/04/2619:38

Shperndaje:

Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës

Qeveria ka miratuar shpalljen e disa zonave në territorin e Bashkisë Sarandë si “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.

 

Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës

 

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor pas dorëzimit të hartave nga Bashkia Sarandë. Sipas qeverisë, “Paketa e Maleve” synon të nxisë zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik në këto zona.

 

Sipas vendimit, zona e parë përfshin një pjesë të fshatit Gjashtë, në zonën kadastrale 2806, me një sipërfaqe prej 22 hektarësh. Ndërsa zona e dytë shtrihet në pjesë të fshatrave Gjashtë dhe Çukë, në zonën kadastrale 1430, me një sipërfaqe prej 43 hektarësh. Kufijtë, shtrirja dhe pikat hyrëse e dalëse të këtyre zonave janë të përcaktuara në hartat përkatëse sipas sistemit KRGJSH, të cilat i bashkëlidhen vendimit.

 

Zona nr.1, pjesë e fshatit Gjashtë, zona kadastrale 2806, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 22 (njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
Zona nr.2, pjesë e fshatrave Gjashtë dhe Çukë, zona kadastrale 1430, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 43 (dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

 

Në këto hapësira do të lejohen aktivitete të ndryshme zhvillimi, duke përfshirë projekte ekonomike, industriale dhe turistike, duke i hapur rrugë investimeve të reja dhe shfrytëzimit më efikas të potencialit malor në zonën e Sarandës.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Sarandë, të cilat do të koordinojnë punën për implementimin në terren. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.