Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
Bashkia e Sarandë është përfshirë zyrtarisht në projektin “Paketë e Maleve”, një iniciativë kombëtare që synon zhvillimin e zonave malore dhe nxitjen e investimeve në këto territore.

Sipas deklaratave të Ministrit Ervin Demo, Saranda është një nga katër bashkitë e reja – së bashku me Kuçovën, Gramshin dhe Tropojën – që kanë miratuar zonat prioritare për këtë projekt, duke e çuar në rritje numrin e aplikimeve në shkallë vendi në mbi 500.
Megjithatë, në nivel lokal, mënyra se si është trajtuar ky proces ngre disa pikëpyetje që lidhen me transparencën dhe informimin publik. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Bashkiak, zhvilluar një ditë më parë, nuk rezulton të jetë diskutuar asnjë pikë që lidhet me “Paketën e Maleve”. Po ashtu, nuk ka pasur njoftime apo procese të hapura konsultimi me komunitetin, ndonëse bëhet fjalë për një projekt që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përdorimin e territorit.
Një tjetër element që mbetet i paqartë është përcaktimi i zonave konkrete të përfshira në këtë paketë brenda territorit të bashkisë. Deri në këtë moment, nuk janë bërë publike sipërfaqet apo kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur këto zona, çka e bën të vështirë për qytetarët dhe grupet e interesit të kuptojnë ndikimin real të projektit.
Miratimi i zonave në kuadër të kësaj pakete është përmendur edhe si një nga kushtet e vendosura nga Kryeministri Edi Rama për rikandidimin e kryetarëve të bashkive, një element që i jep procesit edhe një dimension politik përtej aspektit zhvillimor.
Megjithatë, për të garantuar një proces të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, mbetet thelbësore që institucionet vendore të ofrojnë më shumë informacion dhe të hapin dialog me publikun. Transparenca mbi vendimmarrjen dhe përfshirja e komunitetit janë elementë kyç për projekte që prekin drejtpërdrejt territorin dhe interesat e qytetarëve.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
01/04/2614:56
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
01/04/2614:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
01/04/2614:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
01/04/2614:56
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
01/04/2614:56